Një 74-vjëar italian është gjetur i pajetë paraditen e sotme në lagjen ‘Manalat’ në Gjirokastër.

Nga burime në vendngjarje bëhet me dije se  bëhet fjalë për 74-vjeçarin e identifikuar si Fausto Franko Bistri, me leje qëndrimi në Shqipëri, Gjirokastër.

Mësohet se viktima ka qenë karabinier në profesion, por tashmë ishte në pension, ndërsa bëhet i ditur fakti se  74-vjeçari bashkëjetonte prej tre vitesh me një shtetase shqiptare rreth 40 vjeçe.

Nuk dihen ende motivet zyrtare të vdekjes por dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.