27-vjeçari nga fshati Shtëpëz i Gjirokastrës i vendosin lëndë eksplozive në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi Vitjon Llukës nga fshati Shtëpëz, i është vendosur lëndë eksplozive mesditën e sotme teksa ishte duke nxjerrë jashtë bagëtinë për t’i kullotur. Lënda shpërthyese ka dëmtuar në masë të madhe trupin e 27-vjecarit po kryesisht në fytyrë.

Grupi hetimor në vendngjarje, bëjnë të ditur se Vitjon Lluka ka vështruar një objekt të cuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur kur menjëherë ka plasur.

Lluka ka ngelur pa ndjenja dhe është sjellë me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e menjëhershme aq sa mund të ndërhyhej pasi dëmtimi ishte shumë i madh në pjesën frontale të trupit, kryesisht në fytyrë.

Fytyra e 27-vjeçarit është deformuar në një masë shumë të madhe aq sa ka spostuar edhe pjesën e poshtme të nofullës. Në Gjirokastër para pak minutash ka mbërritur edhe helikopteri nga ku e ka transportuar për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Kjo ngjarje mësohet se vjen si hakmarrje e një vrasjeje që ka ndodhur më 23 mars të 2016 në Kthesën e fshatit “Andon Poci” ku autor ka qenë Enrik Lluka vëllai I Vitjon Llukës të plagosur rëndë ditën e sotme.

Enrik Lluka në 23 mars 2016, ka qëlluar me armë zjarri ndaj këshëririt të dytë Dorian Llukës i cili ngeli i pajetë dhe Birbil Llukës që ngeli i lënduar si pasojë e dy plumbave. Enrik Lluka nuk është arrestuar ende nga policia.