Në Gjirokastër, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), kanë arritur të arrestojnë dy persona të cilët janë kapur me dy çanta drogë e dyshuar si canabis sativa.

Sipas burimeve bëhet e ditur se në pranga kanë rënë dy shtetas Armando Armaçi, 30 vjeç nga Kuçova, banues në Ksamil dhe Theodhori Lici nga fshati Grapsh, Dropull, 30 vjeç.

Rreth orës 17:00, të ndaluarit janë konstatuar nga shërbimet e FNSH që patrullojnë kufirin e gjelbër në këtë zonë.