Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm projektin infrastrukturor që do të lidhë Gjirokastrën me bregdetin.

Përmes një postimi në Facebook Rama thotë se për të realizuar këtë projekt do të evitohet edhe Qafa e Muzinës.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Edi Rama në Facebook.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook