Konflikti në distancë mes opinionistit Mustafa Nano dhe moderatores sportive, Ilda Bejleri është kthyer në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, dhe është komentuar nga shumë personazhe të njohura në vend.

I rradhës është analisti dhe gazetari Artur Zheji, i cili duket se është bërë pjesë e këtij debati.

Në reagimin e tij, Zheji thotë se Nano nuk merret me problemin real që është në vendin tonë sipas tij, qeverisja e Ramës, por me gjoksin e Bejlerit.

“Sidoqoftë, gjoksi i moderatores është shumë herë më i ndershëm se qeverisja e sotme”, shkruan ndër të tjera Zheji.

Reagimi i plotë:

“Një debat me pak apo aspak thelb ky që lidhet me gjoksin sharmant të Ildës, ose më saktë me dekoltenë e saj dhe linjat trupore të vajzës simpatike të ekraneve.
Kjo më kujton i dashur Muç, një episod nga kinemaja italiane në kohën e fashizmit, vite më parë kuptohet. Asokohe u shpikën filmat rozë, që të largonin vëmendjen e italianëve nga lufta që po përgatiste Musolini dhe këto “seriale” u mbiquajtën filmat e “telefonave te bardhë”, pasiqë shumica e dialogëve zhvillohej në telefonat e porsa shpikur të viteve ’30…
Telefona të bardhë për zonjushat elegante dhe të veshura lehtë për kohën.
Ndërkohë kërcisnin arrestimet politike të antifashistëve. Ndërsa kritika debatonte për melodramën e filmave të Telefonave të Bardhë.
Ndërkohë pra, edhe ky debati për “Gjoksin e begatë” të Ildës, është të kërkosh qimen në syrin e kësaj çupe të hirshme, kur trau i qeverisë dhe kamzhiku i oligarkëve, detyron shqiptarët të braktisin Shqipërinë përmes lotëve.
Kjo është gjithmonë zgjedhja jote sovrane Muçi, por unë mendoj se: Gjoksi i Ilda Bejlerit, është më i ndershëm dhe shumë më i fisëm se qeverisja e sotme apo se gjoksi prej silikoni i ca grave në pushtet…”, shkruan Zheji.

LEXO EDHE:  Eni Vasili degjeneron Fevziun, Rakipin, Zhejin e Ballën: Gjobaxhinj, shantazhues, burro-politiko-bizneso-gazetarë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook