Gjithmonë ka nevojë që të hidhet dritë mbi të kaluarën, ndaj dhe interesi shtohet kur të dhëna të ndryshme faktojnë ngjarje që ne nuk i kemi të qarta edhe në ditët e sotme.

Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Shumë instalacione të rëndësishme mund të gjenden kudo, relike të kohës Gjermania Perëndimore ishte “pika e vlimit” e Luftës së Ftohtë.

Ekzistojnë bunkerë të fshehur, ish-kapanone raketash të kthyera në galeri arti, si dhe pista ajrore sekrete shumë pranë autostradave.

Por cilat janë vendet më të njohura që ilustrojnë tensionet e asaj kohe, në perëndim të kufirit të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ)?

Image

The Barbarastollen “Barbarastollen” është një arkivë masive nëntokësore, që kishte për qëllim të ruante trashëgiminë kulturore të Gjermanisë nga fatkeqësitë e mundshme. E ndodhur në një minierë të papërdorur pranë Freiburg im Breisgau, arkiva mban filma të shkurtër me rreth 900 milionë imazhe nga regjistrat gjermanë dhe muzeumet. E ndërtuar në pikun e Luftës së Ftohtë, në vitin 1974, arkiva përmban edhe faksimile interesante filmash si Traktati i Paqes i Westphalias, që i dha fund luftës 30-vjeçare (1618-1648), korrespondenca nga shkrimtari dhe burrshtetasi Johann Wolfgang von Goethe, si dhe plane ndërtimi për Katedralen e Këlnit. Kompleksi në tërësi është i fshehur 400 metra nën shkëmb, e besohet se mund t’i mbijetojë edhe një lufte bërthamore. Përllogaritet që përmbajtjet e saj të mbijetojnë edhe për rreth 500 vite të tjera pa pësuar ndonjë dëmtim serioz. Vizitat dhe turet në të janë të mundshme vetëm përmes një planifikimi kalendarik.

Image

Pikëkalimi kufitar Marienborn Pika e kalimit kufitar Helmstedt-Marienborn, në kufirin midis Loëer Saxony dhe Saxony Anhalt, ka qenë dikur më e madhja dhe më e rëndësishmja në kufirin e brendshëm gjerman. Ky ishte aksi më i shkurtër tokësor mes Gjermanisë Perëndimore dhe Berlinit Perëndimor, ndaj dhe shpesh kthehej në një ngërç për shkak të trafikut të madh të automjeteve tranzit. Instalimet nga RDGJ-ja, që duhej të procedonin të gjithë valën e trafikut, e sigurisht të mund të kapnin “spiunët” potencialë dhe refugjatët nga lindja, ishin masive. Sot ajo është kthyer në një muze të lirë, me vendpushime e restorante pranë tij, në krah të autostradës “Autobahn 2”.Image

Bunkeri Marienthal Bunkeri i ashtuquajtur qeveritar është një kompleks masiv nëntokësor, që synonte asokohe të strehonte qeverinë e Gjermanisë Perëndimore (RFGJ) në rast sulmi ndaj ish-Bashkimi Sovjetik, apo ndonjë sulmi të mundshëm bërthamor. I ndodhur rreth 25 km në jug të ish-kryeqytetit Bonn, mes vreshtave të Luginës së Ahrit, ai u ndërtua mes viteve 1960-1972 brenda dy tuneleve hekurudhore. Ai u nxor jashtë përdorimi në vitin 1997, por prej atëherë është rihapur si galeri që dokumenton ish-bunkerin qeveritar, ku vizitorët mund të shohin dhomën (jashtë përdorimi) e kontrollit, e madje edhe një replikë të dhomës së gjumit të Kancelarit gjerman.Image

Mödlareuth Ashtu sikurse edhe “Rodachtal”, “Mödlareuth” është një fshat i vogël gjerman që u nda nga vija e frontit gjatë Luftës së Ftohtë në Europë. Pjesa veriore e fshatit, në Thuringia, u bë pjesë e zonës së pushtuar nga sovjetikët në vitin 1945. Një seri gardhesh kufitare u ndërtuan aty pas vitit 1952, ndërsa muri që ndante dy pjesët e “Mödlareuth”-it u ngrit në vitin 1966, 5 vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit. Trupat amerikane në këtë zonë e quajtën atë si “Berlini i vogël”, ndërsa në vitin 1983, zv.presidenti amerikan George HW Bush e vizitoi duke thënë shprehjen “Unë jam një banor i Mödlareuthit”. Kufiri u rihap për këmbësorët në dhjetor të 1989-s, e pjesa e mbetur e murit u shkatërrua një vit më pas. Sot një muze në qiell të hapur, ai përfshin një pjesëz të murit origjinal, sikurse edhe replika të instalacioneve kufitare, duke u lejuar vizitorëve të shijojnë këtë “mini Berlin” larg turmave të mëdha të turistëve që vizitojnë Portën e Brandenburgut.Image

Pista mbi autostradën “Autobahn 29” Një tjetër zonë interesante është ajo mbi autostradën 29, në veri të Cloppenburgut, në Saksoninë e Poshtme. Kjo pistë betoni shumë pranë trafikut të zhurmshëm ishte vendi ku uleshin e ngriheshin avionët e mëdhenj të transportit “C-130 Hercules”, si dhe avionët luftarakë “A-10 Thunderbolt”, gjatë stërvitjes së NATO-s të koduar me emrin “Highway 84” në vitin 1984. Fillimisht e ideuar nga nazistët, aeroporte të tilla të improvizuara u kthyen gjithnjë e më shumë në autostrada gjatë Luftës së Ftohtë. Shumica e tyre janë riintegruar tashmë me pjesët e tjera të zonave, ose autostradave moderne.Image

Haus der Geschichte Edhe pse “Shtëpia e Historisë së Republikës Federale të Gjermanisë” është një muze dhe jo një vend i lidhur drejtpërdrejt me Luftën e Ftohtë, ajo është ende një prej vendeve më të bukura të Gjermanisë ku mund të mësosh mbi historinë e RFGJ-së dhe RDGJ-së pas vitit 1945, e sigurisht edhe për atë që pasoi pas ribashkimit. E ndodhur në një ndërtesë të bollshme moderne në ish-kryeqytetin e Gjermanisë Perëndimore, Bonn, ekspozitat mbresëlënëse të përhershme aty përfshijnë “Jeep”-at amerikanë, të ashtuquajturit avionë “Rosinenbomber” që u përdorën gjatë Bllokadës së Berlinit në vitin 1948, si dhe automjete ikonë nga të dyja anët e “perdes së hekurt”, si Volkswagen Beetle dhe Trabant. Ajo është ende vendi ideal për të nisur eksplorimin e ish-kryeqytetit. Shtëpia në fjalë organizon guida turistike në shtëpinë njëkatëshe të ish-kancelarit dhe ish-vendin ku zhvillonte punimet Asambleja Federale.Image

LEXO EDHE:  EMRI/ 19-vjeçari shqiptar masakrohet për vdekje me çekiç në kokë në Gjermani, dyshohet për hakmarrje (Foto)

Haus der Geschichte Edhe pse “Shtëpia e Historisë së Republikës Federale të Gjermanisë” është një muze dhe jo një vend i lidhur drejtpërdrejt me Luftën e Ftohtë, ajo është ende një prej vendeve më të bukura të Gjermanisë ku mund të mësosh mbi historinë e RFGJ-së dhe RDGJ-së pas vitit 1945, e sigurisht edhe për atë që pasoi pas ribashkimit. E ndodhur në një ndërtesë të bollshme moderne në ish-kryeqytetin e Gjermanisë Perëndimore, Bonn, ekspozitat mbresëlënëse të përhershme aty përfshijnë “Jeep”-at amerikanë, të ashtuquajturit avionë “Rosinenbomber” që u përdorën gjatë Bllokadës së Berlinit në vitin 1948, si dhe automjete ikonë nga të dyja anët e “perdes së hekurt”, si Volkswagen Beetle dhe Trabant. Ajo është ende vendi ideal për të nisur eksplorimin e ish-kryeqytetit. Shtëpia në fjalë organizon guida turistike në shtëpinë njëkatëshe të ish-kancelarit dhe ish-vendin ku zhvillonte punimet Asambleja Federale.Image

Grenzhus Schlagdorf Kufiri i brendshëm gjerman ndau gjithashtu pjesët veriore të vendit. “Grenzhus Schlagdorf” (shtëpia kufitare Schlagdorf) ndodhet pranë Lübeckut. Memoriali dhe muzeumi përmban një seksion të ish-kufirit të brendshëm gjerman mes Detit të Zi dhe lumit Elba. Në vend që të fokusohen mbi perspektivën e njërës palë, vizitorët mund të gjejnë këtu përshtypje dhe eksperienca të qytetarëve të Gjermanisë Perëndimore, rojeve kufitare të Gjermanisë Lindore, madje edhe të refugjatëve të RDGJ-së.Image

Pattonville Ky është një shembull i asaj sesi janë ricikluar pas Luftës së Ftohtë disa prej vendeve të përdorura dikur nga Forcat Ajrore amerikane, si kazerma. “Pattonville” është një zonë e madhe strehimi e ndërtuar nga ushtria amerikane në veri të Stuttgartit, si pjesë e “Komitetit Ushtarak të Stuttgartit”, dhe është quajtur kështu bazuar mbi emrin e gjeneralit amerikan të Luftës së Dytë Botërore, George S. Patton. Nga viti 1955 deri në 1992, “Pattonville” shërbeu gjithashtu si seli e Shkollës Amerikane të Stuttgartit, ku studionin deri në 1.200 studentë. Dikur e rrethuar nga tela me gjemba dhe pika kontrolli, zona iu rikthye qeverisë gjermane në vitin 1994 dhe u hap si mundësi akomodimi për popullsinë lokale. Rrugët aty kanë marrë emrat e shteteve amerikane, ndërsa pista ajrore pranë saj është kthyer në bazë për helikopterët e ndihmës së shpejtë.Image

Zweilwndermuseum Rodachtal Ndarja e Gjermanisë ndikoi thellësisht njerëzit që jetonin në zona rurale, larg qendrës së vëmendjes ndërkombëtare. Në “Zëeiländermuseum Rodachtal”, në kufirin mes Thuringias dhe Bavarisë, ka 10 muzeume në qiell të hapur përgjatë ish-kufirit, përfshi edhe ekspozitën kryesore që ndodhet në një shtëpi tipike të drunjtë. Këtu, vizitorët mund të zbulojnë rreth ngjarjeve që ishin sa dramatike, aq edhe përçarëse për popullsinë lokale, sikurse edhe gjithçka që mund të ketë ndodhur në Berlin. Fshatra të tërë të shkatërruar për t’i hapur rrugën fortifikimeve kufitare, si dhe “Aktion Ungeziefer” të vitit 1952, apo evakuimin masiv të detyrueshëm të qytetarëve të Streufdorfit, kundër të cilit ata u ngritën në revoltë.Image

Baza e raketave Hombroich Nëse arti është në qendër të vizitave të tua, nëse do të dëshironit të shkonit në një ish-bazë ushtarake të NATO-s, mund të zgjidhni “Hombroich”-in pranë Neussit. E ndërtuar në vitin 1967 si pjesë e një rrjeti të ri bazash të mbrojtjes ajrore, ajo u bë funksionale për herë të parë nga forcat amerikane, e më pas nga ato belge, e në vijim nga njësia antiterrorizëm e Policisë Federale gjermane, e cila e përdori për pak kohë për stërvitje pas viteve 1990. Në vitin 1994, një koleksionues arti e bleu bazën, e tashmë është kthyer në padronin e saj. Ai është Heinrich Muller dhe e ktheu atë nga një bazë raketash në një vend kulture. Sallat, hangarët, e madje edhe kulla e vrojtimit u rinovuan me ndihmën e artistëve dhe arkitektëve si Erwin Heerich, Tadao Ando dhe Alvaro Siza. Sot, artistë të arteve vizuale, shkrimtarë dhe kompozitorë nga e gjithë bota “jetojnë” e punojnë në ish-bazën e raketave, e cila është e hapur për publikun, me ekspozita e shfaqje të ndryshme.

Muzeumi hekurudhor “Probstzella” “Perdja e hekurt” nuk ndikoi vetëm te këmbësorët dhe autostradat, por edhe te hekurudhat. Stacioni “Probstzella” në Thuringia, edhe pse teknikisht jo në Gjermaninë Perëndimore, ishte pikërisht vendi ku ndaleshin pjesa më e madhe e udhëtimeve me tren nga perëndimi. E përdorur si pikë kontrolli kufitar e RDGJ-së nga viti 1949 deri në 1990-s, afro 20 milionë udhëtarë u kontrolluan aty dhe shpesh u arrestuan. Ajo është ende një stacion funksional dhe pikat e papërcaktuara (pa betonizim) të kontrollit kufitar të përtej 1885-s strehojnë tashmë muzeun hekurudhor të RDGJ-së. Në ekspozitë mund të gjesh informacione mbi regjimin e RDGJ-së, kufizimet e transportit hekurudhor mes Lindjes dhe Perëndimit, si dhe përpjekjet e pafundme për arrati përmes kësaj pike.Image

Pika e vrojtimit “Alpha” Nuk ekzistonin vetëm roje kufitare nga RDGJ-ja, që mbikëqyrnin zonën perëndimore nga kullat e vrojtimit, por edhe Perëndimi kishte të tilla kundrejt Lindjes. Një prej këtyre pikave të vrojtimit është ende e qasshme. Ajo quhet “Observation Post Alpha”, e ndodhet mes Rasdorfit në Hesse dhe Geisas në Thuringia. Kjo pikë vrojtimi shihte mbi të famshmen “Fulda Gap”, një prej rrugëve kryesore e potenciale të invazionit nga trupat e Paktit të Varshavës. Ajo doli jashtë funksionit në vitin 1991, e tashmë strehon një muze, një replikë të pikës së vrojtimit, një rrip të ish-kufirit të RDGJ-së, sikurse edhe disa mjete ushtarake. Aty ka edhe një qendër për vizitorët.
 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook