Megjithëse ish-Drejtori i Përgjithshëm i rrugëve, Dashamir Xhika kërkoi ndryshimin e masës së arrestit, Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur ta mbajë në burg.

Dashamir Xhika, ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pavarësisht kërkesës për ndryshim të masës së arrestit, Gjykata e ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.

“Kërkesa e ARRSH-së drejtuar Ministrisë së Financave për fonde shtesë në vlerën 35.17 milionë dollarë, nuk ka qenë e studiuar dhe argumentuar me projekte të miratuara.

Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit, Aksel Qurquka, me shkresën nr.22, datë 22.12.2016, i është drejtuar Drejtorisë së Projekteve në Ministrinë e Transporteve dhe për dijeni të ministrit të Transporteve e Autoritetit Rrugor Shqiptar, me të cilën ka kërkuar shtesë fondesh për projektin e segmentit 1 në shumën 14 211 213 dollarë, si dhe rialokim fondesh në vlerën 772 753 dollarë, fonde këto të mbetura nga kontrata e punimeve të segmentit 3, për të cilën nga ana e ministrisë nuk është kthyer asnjë përgjigje. 

Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit, përsëri me shkresën nr.272, datë 18.07.2017, i është drejtuar ministrit të Transporteve dhe për dijeni të drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH, me kërkesën për shtim fondesh në vlerën 12 650 000 dollarë dhe rialokim fondesh të mbetura nga ky projekt në vlerën 772 753 dollarë, për mbylljen e financimit të projektit për këtë segment.  Nga struktura përkatëse në MTI, përsëri nuk është kthyer ndonjë përgjigje në ARRSH për çështjen e ngritur.  Dy shkresat e mësipërme për shtesë fondesh janë nënshkruar nga Qurduka, duke vënë në dijeni në të dyja rastet drejtorin e Përgjithshëm të ARRSH”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

LEXO EDHE:  Analiza e Andi Bushatit: Si po e përdor politikisht LSI-ja arrestimin e Dashamir Xhikës

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook