Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë shpallur fajtorë lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi janë dënuar me 1 vit e gjashtë muaj, deputetja Albulena Haxhiu me 1 vit e tre muaj, ndërsa deputeti tjetër Faton Topalli është dënuar me 1 vit e 2 muaj.

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vendosur që këto dënime nuk do të kryhen vetëm nëse deputetët e dënuar nuk do të kryejnë ndonjë vepër penale brenda dy viteve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook