Gjykata e Tiranës ka vendosur sot rihapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit. Vendimi u mor pas kërkesës së Izet Haxhisë, për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg.

Në seancën e zhvilluar sot, gjykata pranoi kërkesën për rivendosjen në afat të dosjes, gjë e cila i hap rrugë rigjykimit.

Bashkim Nikolla, avokati mbrojtës i Haxhise, e cilësoi ditë të mirë për drejtësinë vendimin për rigjykimin e klientit të tij.

Sipas tij, Izet Haxhia është dënuar me prova të sajuara dhe se ai është i pafajshëm.

“Para se t’ju përgjigjem pyetjes, me këtë vendim që mori gjykata e shkallës së parë Tiranë, është një ditë shumë e mirë për shqiptarët. Përsa i përket aspektit procedurial, do procedojmë më tej me ankimimin. Do provojmë se s’na takon dënimi 25 vjet por pafajësia.

Ka prova Izet Haxhia që është i pafajshëm. Do sqarojmë pozicionet tona. Dosja, politike e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi. Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendit qe ka qene ne ate kohe, që janë thirrur për dëshmitarë e s’kanë begenisur.

Kanë patur të gjithë një seli. Sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t’a bëjnë nesër. Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësia”.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Përurohet shtatorja e Azem Hajdarit në Tropojë, fjalim nga personalitete të shquara

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook