Gjykata turke ka marrë vendimin për Izet Haxhinë, ish-truprojën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas vendimit të gjykatës turke, Izet Haxhia do të ekstradohet në Shqipëri. 

Pritet që avioni që do të sjellë Haxhinë të mbërrijë në Rinas sot në orën 20:00 dhe më pas të transferohet në burgun 313.

Kujtojmë që Izet Haxhia është dënuar në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit.

Ai e ka mohuar vazhdimisht këtë akuzë dhe kërkon që gjyqi të nisë nga e para në Shqipëri.

Haxhia ka qëndruar për disa vite në Turqi dhe në distancë ka hedhur akuza të shumta ndaj Sali Berishës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook