Gjyqtari u impresionua nga drejtshkrimi dhe gramatika në mesazhet e dy studentëve dhe nuk i burgosi ato.

Luka Rance, 19 vjeç, bleu kanabis në masë dhe ia shiti atë të riut tjetër, Brandon Kerrison, 21 vjeç, i cili e shpërndante më pas tek konsumatorët në gjithë Gower, u tha në Gjykatën e Swansea të Britanisë.

Rance u gjet me shtatë çanta kanabis, si dhe një sasi të vogël kokaine. Kerrison kishte dy çanta me bimën narkotike. Një kërkim i mëvonshëm i dhomave të të pandehurve zbuloi një sasi kanabisi me vlerë mbi 1200 paund në dhomën e Rance.

Policia shqyrtoi mesazhet e telefonave celularë të palëve dhe gjykatësi David Hale vuri në dukje se “gramatika dhe pikësimi” i përsosur ishte i një standardi më të lartë se zakonisht i përdorur nga tregtarët.

Gjykata dëgjoi nga Kerrison se do të fillonte një kurs punën në ndërtim, ndërsa i riu tjetër, tha se do të fillonte punën për t’u diplomuar.  

Të dy e pranuan akuzat për drogën, ndërsa asnjëri nuk kishte precedentë të mëparshëm.