Policia e Cërrikut ka arrestuar në flagrancë një 41 vjeçar me iniciale M.D., banues në Belsh.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive të dobëta ka goditur me sende të forta kunatën e tij.

Nga njoftimet zyrtare të policisë 41-vjeçari u arrestua në banesën e tij. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar neni 130/a  i Kodit Penal.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:

D., 41vjeç, banues në Belsh. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive të dobëta ka goditur me sende të forta kunatën e tij.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar neni 130/a  i Kodit Penal.