Goli spektakolar i Cristiano Ronaldos rreth 8 muaj më parë i habiti të gjithë.  Cristiano shënoi një supergol me roveshatë duke çuar shifrat në 2-0 në stadiumin “Allianz Staduim” dhe Reali shpërtheu në festë.

Goli i tij u komentua gjatë nga ekspertë të fushës së sportit, madje ka prej atyre që mendojnë se ky gol është nga më të bukurit në historinë e futbollit të luajtur.

Një artist nga Kolumbia ka rikthyer vëmendjen edhe njëherë tek kjo vepër duke përdorur gurë të kristaltë “Sëarovski”. Ai ka krijuar një vepër arti të mahnitshme dhe të admiruar nga të gjithë. Kjo vepër e punuar prej tij krijon përshtypjen e një përjetimi “Live” të atij goli, që mërziti shumë tifozë por njëherësh gëzoi disa të tjerë.