Gazeta greke “Kathimerini” ka zbardhur detaje të reja për kapjen e gomones me 1.6 ton drogë më 25 nëntor.

Sipas “Kathireminit” trafikimi i lëndës narkotike kishte lidhje me bandën e “Habilajve”, kushërinjtë e ish-ministrit shqiptar Saimir Tahiri.

“Transportimi i hashashit nga Shqipëria në Turqi ishte planifikuar të bëhej më herët por u kushtëzua nga zhvillimet në Shqipërinë fqinjë. Anëtarët e grupit kriminal në veçanti mësohet se janë alarmuar nga arrestimet në tetor nga Guardia Di Finanza të trafikantëve të drogës me 3.5 ton hashash nga Shqipëria për në Itali. Ndërmjet të akuzuarve është edhe ish-ministri i Shqipërisë dhe një bashkëpunëtor i afërt i Kryeministrit Edi Rama, Saimir Tahiri…” përfundon Kathimerini

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook