Mbrëmjen e së shtunës, teksa të gjithë po ndiqnin finalen e Ligës së Kampionëve, disa persona kanë hyrë në shtëpinë e ish-deputetit biznesmen, Xhavit Ukaj.

Ngjarja ndodhi në Piranë të Prizrenit, ku grabitësit morën me vete 100 mijë euro.

Mediat kosovare sgkruajne se pavarësibht se ata lanë shenja gishtërinjsh, policia ende nuk ka arritur në identifikimin e tyre.

Dy ditë pas plaçkitjes, të hënën në mesditë, për Gazetën Express ka folur djali i biznesmenit ish-deputet Xhavit Ukaj, Florenti.

“Krejt ka ndodhë në interval kohor, rreth orës 20:30 deri në 22:00. Në 22 ka shku babai atje në shpi edhe e ka pa çka ka ndodhë”, thotë Florent Ukaj.

Sipas tij, në shtëpinë e tyre në fshatin Piranë të Prizrenit, janë vjedhur mbi 100 mijë Euro kesh dhe dy orë me vlerë.

“Shuma ka qenë 100 mijë euro me ni vend. 35 euro janë marrë në kuletë të mamit. 130 euro janë marrë në kuletë të vëllait. Edhe dy ora të dorës”, ka rrëfyer për dëmet e plaçkitjes djali i ish-deputetit të LDK’së Xhavit Ukaj, tash asamblist i të njëjtës parti në Prizren.

Për shumën marramendëse të plaçkitur në shtëpinë e tyre, Florent Ukaj thotë se janë të gjitha para të deklarua, që ishin nxjerrë për investime dhe për organizimin e një dasmë në familje.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti socialist sulmon ashpër amabasadoren shqiptare në Hollandë: "Ti je një mortje..."

“Babi i ka pas paret qysh i ka nxjerrë, me fatura të bankës, me qira, me kontrata, i ka të deklarua parat. Tatimet për to janë të paguara. I kemi lajmru të gjitha në Polici”, thotë djali i biznesmenit prizrenas që në pronësi ka disa firma të ndryshme si sallë dasmash, pompë benzine, markete, etj.

“Kanë hy në shtëpi nëpër dhoma. Katin e parë se kanë kontrollu hiq. Dera ka qenë e hapur. Se ne jemi e gjithë lagja familjar”, rrëfen Faton Ukaj për Gazeten Express.

Thotë se paratë kanë qenë në qeset e zeza, që u gjetën të zbrazura në livadhin pas shtëpisë së tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook