Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona pas grabitjes me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku mbeti i plagosur djali i shtëpisë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë bëhet me dije se nga hetimet intensive është bërë e mundur zbardhja e vjedhjes së banesës ndodhur në fshatin Brezhdan, ku mbeti i plagosur me armë djali i shtëpisë, Arsen Selishta.

Në përfundim të veprimeve të kryera janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje Gaetano Hasi, 35 vjeç, për veprat penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin Brest i Epërm, Kastriot, Dibër, për veprën penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se më datë 15 korrik, rreth orës 03.30 të mëngjesit të së dielës, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e Adraman Selishtës, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri djali i tij Arsen Selishta, 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kryer në banesën e Gaetano Hasit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krehër, një jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.

LEXO EDHE:  E rëndë/ "Më janë zhdukur djemtë 10 dhe 12-vjeç", nëna nga Tirana i kërkon ndihmë policisë

Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se të arrestuarit janë të përfshirë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook