Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona, që dyshohet që të jenë bashkëpunëtorë në grabitjen dhe plagosjen e pronarit të exchange-it, Agron Shima, mëngjesin e djeshëm në Tiranë në rrugën e Barrikadave.

Personat e arrestuar kanë pasur precedentë të mëparshëm penalë: 

– E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”);

– B. H., 27 vjeç, banues në Tiranë;

-Xh. D., 23 vjeç banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Njoftimi i policisë:

Polica arreston në kohë rekord dhe tre shtetas të tjerë bashkëpunëtor të vjedhjes me dhunë të ndodhur paraditen e djeshme në rrugën e “Barikadave”, ku shtetasit A. Sh., i morën një sasi lekësh.

Zbardhet dhe një tjetër vjedhje me dhunë ku këta shtetas rezultojnë të jenë autorë.

Sekuestrohen edhe sendet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjeve.

Komisariati i Policisë Nr.1 pas ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme në rrugën e “Barrikadave”, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në vjedhjen me dhunë ndaj shtetasit A. Sh.

Pas një pune intesive hetimore (krahas shtetasit E. F., 35 vjeç të kapur dhe të arrestuar që në momentin e vjedhjes falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së Policisë Rrugore) në kuadër të operacionit policor të koduar “VALUTA”, u arrestuan dhe tre bashkëpunëtorët e tjerë, shtetasit:

– E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”);

– B. H., 27 vjeç, banues në Tiranë;

-Xh. D., 23 vjeç banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin paraditen e djeshme në rrugën e  “Barrikadave” i kanë vjedhur me dhunë shtetasit A. Sh., një shumë lekësh të cilën ky shtetas e posedonte.

Nga veprimet proceduriale të kryera, në bashkëpunim me strukturat e Komisarisatit të Policisë Nr.3 dhe strukturat e tjera policore  të Drejtorisë Vendore të Policisë  Tiranë  rezulton se këta shtetas janë dhe autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 07 janar 2019, në rrugën “Mine Peza”, ku dy persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetasit B. Sh., (roje pranë një pike këmbimi valutor).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe sendet e përdorura nga këta shtetas gjatë vjedhjeve:

Motorr skuter; kokore; tub metalik; thikë dhe doreza plastike; doreza dhe veshje të përdorura nga autorët; tre aparate celular dhe automjet.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘’ Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.