Në orët e para të mëngjesit është grabitur një bankomat në Vorë.

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer me sende të forta bankomatin, e kanë shkatërruar plotësisht dhe kanë grabitur sasinë e parave që ndodheshin brenda bankomatit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e personave.

Policia dyshon se grabitja është kryer nga i njëjti grup që tentoi të grabiste një bankomat në Kamëz pak ditë më parë.