Tre persona të armatosur kanë hyrë në një banesë dhe kanë grabitur me dhunë një kambist në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 01:30, pranë spitalit.

Hajdutët kanë grabitur banesën e 57-vjeçarit me iniciale B.T, të cilët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash në valutë të huaj.

Sipas informacioneve të marra mësohet se 57-vjeçari ka qenë në gjumë së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa fëmijët i ka në emigracion.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje çiftin për të mësuar detaje rreth ngjarjes, ndërsa akoma nuk kanë dalë në një njoftim zyrtar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook