Vetëm dy ditë pas Pashkëve, arka e Kishës së Shën Sotirit në Korçë është thyer dhe paratë e mbledhura nga besimtarët janë vjedhur. 

Policia njoftoi se sot, rreth orës 09:00, ka marrë njoftim se pranë Kishës së Shën Sotirit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur me thyerje arka (paraklisi ku besimtarët hedhin lek) e cila ndodhet në rrethimin e jashtëm të Kishës.

Nga deklarimet e marra, dyshohet se në arkë është marrë një sasi prej rreth 20.000 të reja.

Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook