Ky është momenti tronditës ku një oficer policie qëllon për vdekje një kriminel.

Kenneth Edwin Martell, 36-vjeç, u qëllua për vdekje nga një efektiv i policisë, pasi filloi të shfaqte shenja agresiviteti, pasi u ndalua nga një patrullë policie për kontroll në Lakemoor, Illinois.

36-vjeçari kishte kryer një vrasje disa muaj më parë, duke qëlluar për vdekje një 88-vjeçar që i lutej të mos e vriste, pasi i grabiti banesën.

Policia e Pensilvanisë kishte lëshuar një urdhër vrasje për kriminielin, pasi ai akuzohej edhe për një sërë veprash penale të tjera.

Por ekzekutimi i tij ishte në mënyrë rastësore, pasi policia nuk e dinte që në makinën e dyshimtë që ndaloi për kontroll, ishte vrasësi i cili ishte shpallur në kërkim, shkruan “DuaLajm.com”.

Kur u ndal nga policia për kontroll, ai kundështoi efektiven e policisë, madje përfundoi duke u përleshur me të.

Efektivja e policisë mund të kishte qenë viktima e tij e rradhës, por fatmirësisht ajo nuk ishte vetëm.

Menjëherë ndërhyri kolegu i saj, i cili qëlloi për vdekje 36-vjeçarin.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme: