Një person i dyshuar për së paku dy vjedhje, është vënë në prangat e policisë.

I arrestuari është Adriatik Vlashi, 27 vjeç, banues në fshatin Gjergjovin, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në fshatin Kotorr, Gramsh, ka vjedhur disa para në lokalin e shtetasit M.K., 28 vjeç, të cilat u sekuestruan në cilësin e provës materiale.

Gjithashtu i riu i arrestuar këtë të mërkurë, akuzohet dhe për një tjetër vjedhje.

Ai dyshohet se ka vjedhur depozitën e ujit të shtetasit Xh.H., banues në fshatin Kabash, Gramsh.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar raste të tjera ku mund të jetë i përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit.