Janë zbuluar emrat e 4 ushtarakëve që rrezikojnë burgun për shkak të vjedhjes së armëve në bazën ushtarake në Pashaliman të Orikumit.

Janë shoqëruar në polici 4 ushtarakët, emrat e të cilëve janë: Ervis Vladimir Memsulaj, 23 vjeç, banues në Bashaj të Vlorës; Ardit Haris Ramaj, 25 vjeç, banues në Bolenë të Vlorës; Edlir Nuri Nelaj, 42 vjeç, banues në lagjen 10 korriku të Vlorës dhe Lesko Halo Ramosaçaj, 52 vjeç, banues në lagjen 28 nëntori të Vlorës.

4 ushtrakët janë akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, ndërsa bëhet me dije se dyshohet që ata kanë ndihmuar në vjedhje.

Gjatë natës së 10 nëntorit janë vjedhur dy arka me granata dhe 3 armë të llojit automatikë, ndërsa ushtari që presupozohej të ruante municonet, nuk ishte në vendin e punës.