Në orët e para të mëngjesit të djeshëm u bë publik lajmi skandaloz që përfshiu Bazën Ushtarake në Pashaliman të Vlorës, ku u grabitën  municione luftarake dhe 3 pushkë automatike të kalibrit të lartë, nga persona ende të paidentifikuar.

Vjedhja ka ndodhur në zyrat qendrore të bazës shqiptare, aty ku janë të vendosura edhe rojet bregdetare që monitorojne Sazanin dhe Karaburunin.

Ndërkohë, një ditë pas këtij lajmi të shëmruar, detaje të reja kanë dalë në dritë.

Mësohet se 5 të arresuerit e parë të dyshuar se kanë lidhje me krimin e kryer, vijojnë ende të jenë në ambientet e policisë, ndërsa po merren në pyetje dhe po heton për shpërdorim detyre.

Një nga personat përgjegjës për grabitjen policia ka etiketuar dhe ushtarakun roje të Bazës Ushtarake, i cili ishte prezent në punë kur ndodhi ngjarja mbrëmjes e së enjtes.

Ndërkohë burime të brendshme në polici bëjnë me dije se ushtaraku roje emri identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet të ketë deklaruar në dëshminë e tij se është detyruar të lëvizë nga vendi i punës pë shkak të temperaturave të ulëta.

“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, mësohet të ketë thënë ushtaraku në dëshminë e tij për policinë.