Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi qytetitn bregdetar të Vlorës, ku u raportua se persona me maska hynë në një banesë pë të grabitur dhe plagosën një të moshuar që ndodhej në banesën e tij.

Nga njoftimi paraprak i policisë u njoftua se i moshuari ishte gjetur i plagosur nga nipi dhe se në shtëpi mungonin 1 milionë lekë të vjetra.

Mirpo, mësohet se ngjarja ka marrë një rrjedhë komplet të re pasi ditën e sotme burime bëjnë me dije se nipi në dëshimë e tij dhënë për policinë ka pranuar se ishte ai i cili ka kryer krimin e rëndë, duke grabitur dhe pas qëlluar me plumb në kokë gjushin e tij.

Për të ngritur alibi i pyetur nga mediat mbrëmjen e djeshme nipi inskenoi të gjithë skenën e krimit duke deklaruar se e kishte gjetur derën e banesës hapur dhe i moshuari sipas tij kishte qenë mbi divan i gjakosur.

Edhe pse menjëherë pas ngjarjes 69-vjeçari u dërgua për mjekim në spital, ai nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të rënda, dhe si pasojë ka mbetur viktimë e krimit të rëndë të kryer nga vetë nipi i tij.

Ajo çka e bën dhe më tragjike këtë histori është fakti se se viktima e kishte rritur i vetëm nipin pasi prindërit e këtij të fundit kishin humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.