Më shumë se 300 iPhone X janë vjedhur në një kamion UPgjatë transportit në San Francisco.

Hajdutët kishin hyrë në kamion në çastin kur shoferi po dorëzonte një pako në një dyqan mallrash.

iPhone X pritej të kushtonte 999 dollarë, pra vlera e 300 iPhone-ve të vjedhur shkon afërsisht në 300 mijë dollarë.

Policia po heton rastin për kapjen e tre autorëve të cilët po ngisnin një makinë Dodge.

Apple do të gjurmojë telefonat pasi kishte ruajtur IMEI që ndodheshin në kamion dhe këshillon njerëzit të mos blejnë iPhone X nga shitës së dorës së tretë.

Sipas lajmeve, ata që kishin porositur iPhone ende kishin arritur të merrnin telefonin pa asnjë vonesë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook