Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gramshit, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Burime zyrtare nga Policia e Gramshit bëjnë me dije se 79-vjeçari me iniciale A.Z., është vetëvrarë me armë gjahu çifte.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e çuan të moshuarin drejt këtij akti, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë
Më datë 12.04.2018 rreth orës 14:00, në lagjen “Sporti” Gramsh, në banesë shtetasi A.Z., 79 vjeç është vetëvrarë me armë gjahu çifte, të cilën e ka patur me leje.

Nga veprimet e para hetimore nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook