Rreth 500 foto e video intime të vajzave të mitura janë gjetur në brendësinë e telefonit të një 40 vjeçari shqiptar në rajonin Ilia në Greqi.

Nëpërmjet albumit online, policia greke po heton se si fotot e vajzave kanë mbërritur në telefonin e tij.

Në shumicën e rasteve, policia që zbuloi rastin, e di se 4 vjeçari është akuzuar për pornografinë e fëmijëve dhe prekjen e tyre tek organet gjenitale, ndërsa është shfaqur në Facebook me profile të ndryshme.

Policia ka zbuluar se shqiptari duke përdorur profile të ndryshme, ka biseduar me vajza të mitura duke i bindur ato t’i dërgonin foto dhe video me përmbajtje të turpshme.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij në Vardas, policia ka konfiskuar telefonin celular. Përveç shqiptarit, është arrestuar edhe një 32 vjeçar, i cili ishte në dijeni për veprimet e shqiptarit.

Policia ka zbuluar se ata qëndronin në Greqi në mënyrë të paligjshme. Të arrestuarit janë dërguar pranë prokurorit publik në Amaliadas.