Një anije me 52 emigrantë, kombësia e të cilëve nuk dihet, u fundos sot 13 milje detare në jugperëndim të Paxos-it në Greqi. 16 prej tyre u shpëtuan në një operacion që ende vazhdon. Në të janë përfshirë marina greke, policia dhe roja bregdetare, me mbështetjen e 6 anijeve e dy avionëve.