Një 40-vjeçar nga shqiptar i dënuar për vjedhje në bashkëpunim në në Vilia të Atikës, më 27 nëntor 2018 dhe u arratis nga qelitë e paraburgimit te martën e një jave më parë  u arrestua këtë mbrëmje në shtëpinë e një miku të tij  në Haidari. 

Policia greke bëri me dije se shqiptari Bledi Shkurtaj u arrestua pas një operacioni policor të organizuar,  i cili u kap në një shtëpi dy-katëshe, ku ai qëndronte i fshehur për ditë të tëra. 

Policia erdhi në këtë zonë pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ku tregohej për fshehjen e shqiptarit të arratisur nga burgu, dhe mësohet se Shkurtaj nuk ka bërë  fare rezistencë në kohën e arrestimit të tij. 

Kujtojnë se i arrestuari kishte ikur në agim të martën e kaluar, pasi kishte këputur hekurat e dritares së  prej qelisë ku ai mbahej.