Grida Duma, deputetja e Partisë Demokratike ishte e pranishme në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Parlamenti Europian, diskutoi mbi problematikën e fjalës së lirë dhe medias së pavarur në Shqipëri.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të Parlamentit Europian, me prezencën e veçantë të Eduard Kukan, David Mc. Callister, Elmar Brook u dakortësua që duhet një strategji e mirëfilltë mbi keqinformimin dhe të ashtuquajturën fake news.

“Besimi tek politika ka rënë dhe për shkak të disinformimit. Ne, në Parlamentin Europian, nuk i quajmë “fake news”, por keqinformim, sepse çdo informacion i gënjeshtërt bëhet me qëllim” -tha Eduard Kukan në hapjen e konferencës.

“Populizmi ekstrem, nacionalizmi i dëmshëm, Brexit apo edhe Referendumi në Maqedoni janë ilustrime të keqinformimit dhe fuqisë së keqe që ka marrë “fake news”. Pjesëmarrësit theksuan se lufta kundër keqinformimit në Bashkimin Europian nuk rregullohet me një ligj të posaçëm, por vetēm mekanizma rregullatorë dhe nëpërmjet gjykatave.

“Të bësh ligj për lajmin e rremë rrezikon dhe lajmin e vërtetë në vendet me demokraci jo funksionale”, ishte mendimi që mbizotëroi gjatë konferencës, ku zonja Duma njohu pjesëmarrësit me rastin shqiptar, për mbylljen e mediave sociale me ligjin e propozuar nga qeveria për “fake news”.

Ekspertët europianë ranë dakord se agjencia shtetërore AMA s’mund të jetë kurrsesi një gjykues për lajmet, kur në to përfshihen edhe lajme qeveritare, pra është një konflikt i pastër interesi. Ekspertët europianë shfaqën dyshime të forta për këtë projekt ligj dhe kërkuan që të ndiqnin rastin shqiptar nga afër.

LEXO EDHE:  Protesta, reagon deputetja demokrate: Studentët e pas viteve '90 nuk janë tredhur nga perversionet si ata të sistemit të kaluar