Në rubrikën “më mirë, më keq apo për dreq” deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma komentoi zëvendësimin e disa ministrave të vjetër të kabinetit të vjetër me disa emra të ri, përfshirë edhe zv.Kryeministrin se dhe emërimin e Ramës në detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Emërimin e Erion Braçës në postin e zv.Kryeministrit në vend të Senida Mesit, Duma konsideroi më të mirë.

“Braçe është natyrisht më mirë sepse është një politikan me përvojë politike dhe me një kohë të gjatë në PS, në një kohë kur qeveria Rama është mbushur me teknicien. Por që Rama e ka përdorur Braçen si kapak të një pusete për të thënë, ja e vendosa dikë që nuk është i përlyer, këtë as nuk e vë në diskutim” – u shpreh ajo gjatë një interviste në emisionin “Zonë e Lirë”.

Sipas saj, Besa Shahini është më keq se Lindita Nikolla sepse nuk ka eksperiencë politike, kjo është njëra arsye dhe arsyeja tjetër sipas saj është se Nikolla nuk duhej të largohej pa dhënë shpjegime për situatën në arsim.

Ikën Sonila Qato dhe vjen Eduard Shalsi, Duma e cilësoi se kjo është për dreq, ajo ministri sipas saj është një dikaster kot në raport me ministritë e tjera. Ajo refuzoi të komentonte figurën e Shalsit si politikan ndërsa si pjesë e ekzekutivit duhet ta shohim tha ajo.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ Lëvizja surprizë e Ramës, ja kë emëron zv/Kryeministër

Ndërkohë zëvendësimin e Ditmir Bushatit me Edi Ramën, deputetja u shpreh se kjo është më keq se për dreq.

“Rama s’ka nevojë të shkojë fare tëk zyra i ministrisë së Jashtme sepse i vijnë nja dy letra tek kryeministria. Kjo tregon se integrimi nuk është prioritet për të. Edhe po të emërohej Gent Cakaj ministër do të bëhej thjeshtë një kupac sepse do bënte vetëm çfarë ti thonin”.