Një grua dyzetvjeçare nga Hamburgu i Gjermanisë, e lodhur nga bashkëketesa me bashkëshortin, vendosi ta nxjerrë në shitje në e Bay.

Lajmi është bërë i ditur nga prestigjozja gjermane “Berliner Morgenpost”.

“Bashkëshort i përdorur”, ky ishte titulli i lajmërimit, i cili vazhdonte kështu:

“Kam kuptuar se nuk përputhemi dhe e dorëzoj me qejf. Marrja e tij është e mundur edhe sot, kështu mund ta provoni nesër për Shën Stefan, pa kusur.”

Çmimi? 18 euro, i diskutueshëm.

Për “Berliner Morgenpost”, gruaja rrëfeu: “Pas shtatë vjet martesë, isha e ‘ngopur’ dhe më 25 dhjetor vendosa ta vë në shitje.”

“Lajmërimi shkoi shumë mirë”, ka specifikuar 40 vjeçarja, “pata edhe reagim shumë pozitiv”.

Por ky lajmërim u fshi të nesërmen.

Foto ilustruese