Gruaja var veten në kasolle, doktoresha në bashkëpunim me familjarët e viktimës, fsheh ngjarjen.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 56-vjeçare ka gjetur vdekjen duke u vetëvarur në kasollen e saj.

Trupi i saj është transportuar i pajetë në spitalin e Shkodrës nga 2 të afërmit, të cilët rezultojnë të jenë kunetër. 

Zyrtarisht, policia njofton se dje u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për 58-vjeçaren S.S., mjeke në spitalin e qytetit dhe XH.A dhe U.XH. Këta të fundit kanë dërguar në urgjencën e spitalit Shkodër të pajetë vjehrrën e tyre, B.M. 56 vjeçe, banuese në fshatin Berdic dhe kanë fshehur arsyen e vdekjes.

Doktoresha e spitalit të Shkodrës është nën hetim në gjendje të lirë pasi akuzohet se nuk ka plotësuar saktë raportin e vdekjes së gruas.Policia nisi procedimin penal edhe për këta të fundit XH.A dhe U.XH., pasi rezultoi se fshehën motivet e ndarjes nga jeta të vjehrrës së tyre.

Burime thanë se ata kanë deklaruar para uniformave blu se vdekja e 56-vjeçares ka ardhur pasi B.M. është rrëzuar nga shkallët në banesë, por sipas hetimeve të policisë, rezultoi se ajo ka vrarë veten në një kasolles pranë banesës.

Ndaj të dyve rëndon akuza për veprën penale kallëzim i rremë.

Ndërkohë, doktoresha e urgjencës së spitalit Rajonal Shkodër, akuzohet për shpërdorim detyre.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Shkatërrohet banda e trafikut të qenieve njerëzore në Shkodër, në pranga 5 persona (Emrat)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook