Është rishfaqur sërish në “skenë” ish-lideri maqedonas Nikola Gruevski i cili në një intervistë për televizionet serbe tregoi edhe njëherë sesi kishte arritur të arratisej duke kaluar nga Tirana për në Hungari ku edhe u pajis me lejen për azil politik.

Ndër t• tjera gjatë intervistës së tij ër kanalin serb TV Pink, Gruevski dha edhe një paralajmërim tejet të fortë për Maqedonin Veriore, nga ku u shpreh se shumë shpejt e presin probleme serioze politike, duke iu referuar votimit për ndryshimin e Kushtetutës në Parlament.

“Siç dihet, transportet u varën nga diplomatët hungarezë. Kur mbërrita në ambasadën në Tiranë, kërkova azil politik për shkak të problemeve politike. Pas një periudhe të caktuar unë u pranova në ambasadë, ku më njoftuan se do të më siguronin një transport deri te kufiri hungarez, ku autoritetet hungareze të imigracionit do të vendosnin nëse do të më jepnin azil apo jo. Kam marrë azil politik për shkak të problemeve politike.

Kujtojmë se Gruevski kërkohet nga policia pasi nuk e ka përmbushur afatin për të vuajtur dënimin me dy vjet burg për rastin “Tanku” lidhur me furnizimin e automjetit luksoz “Mercedes” në vlerë prej 570 mijë euro.