Fill një ditë pas vizitës së Vladimir Putinit në Beograd, aktori i njohur serb Çedomir Petroviç i ka kushtuar një shkrim kësaj vizite.

Me titullin “Po na vjen shoku Putin”, Petroviç ka thënë se Serbisë asnjëherë nuk i ka ardhur asnjë dobi nga Rusia, duke kërkuar kështu që shteti i tij të njoh Kosovën dhe t’i vendos sanksione Rusisë.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë rrugën e integrimit në BE dhe NATO, shkruan Danas.

“Pa na brejtur ndërgjegjja e pa kurrfarë ndjenje se i kemi borxh dikujt, e më së paku Rusisë, të bëjmë edhe një përpjekje të madhe për njohje të Kosovës, t’i vendosim sanksione Rusisë dhe të harmonizojmë politikën tonë të jashtme me atë të BE-së. Të përpiqemi për anëtarësim në BE dhe Aleancën veri-atlantike”, ka shkruar Petroviç.