Ish-tekniku i Kombëtares shqiptare të futbollit, Giani De Biasi, ishte një nga emrat e shquar të trajningut, që ishin të ftuar në një mbrëmje për 120 vjetorin e Federatës Italiane të Futbollit, i gjendur krah emrave të mëdhenj si Mancini, Kapello, Ancelotti, Conte apo Allegri.

De Biasi ka treguar edhe eksperiencën e tij në Shqipëri, për gjërat që ishin ndryshe në vendin tonë: “Atje(në Shqipëri) hanë në një mënyrë shumë të ekzagjeruar, kanë pjata të çuditshme, pasi edhe futbollin e përjetojnë në një mënyrë lozonjare.

Autobusi pastaj, dukej si një diskotekë me muzikën të ngritur në maksimum. Magazinieri e vendos muzikën, ti afrohesh e ul zërin, ndërsa ai e ngre përsëri”.

Gjithsesi, ai e vlerëson eksperiencën në Shqipëri, si një nga më të mirat në karrierën e tij: “Unë nuk kam drejtuar ekipe me emra të mëdha, por ajo eksperiencë me Shqipërinë më ka mësuar se sa më i qartë të jetë organizimi i punës, aq më shumë shanse ka që të paraqitem mirë”.