Philipp Plein është padiskutim një ndër brand-et më të shtrenjtë të veshjeve dhe ndër më të njohurat gjithashtu.

Sigurisht që jo të gjithë kanë mundësi të blejnë një xhaketë 80 mijë Euro, apo një t-shirt 1500 Euro. Ndaj kjo gjë ka bërë që kjo markë të imitohet shumë.

Por dizajnerit 40-vjeçar që i ka vendosur emrin e tij brand-it të njohur, nuk i pëlqen kjo gjë.

Në një seri postimesh në InstaStory, ai ka publikuar foto të njerëzve nga e gjithë bota të veshur me Philipp Plein fallco, ku mes tyre janë edhe disa shqiptarë.

“Dua të bie në sy prandaj blej fallco”, ironizon mbi foton e një djali shqiptar.
“Një tjetër kloun që shet rroba fallco dhe të lira”, shrkuan në një tjetër foto.
“Çanta më e shëmtuar falso, “Klientë fallso”, “Kur veshja jote është e gjitha fake dhe i vetmi brand orgjininal është fotoja”, vazhdon më tej dizajneri me famë botërore.