Një nga astronautët e parë që ka hyrë në orbitën e Hënës është shprehur se do të ishte çmenduri që të planifikohen misione me njerëz në Mars.

Ish-piloti i “Apollo 8”, Bill Anders dhe njeriu i parë që doli jashtë orbitës së Tokës, deklaroi se dërgimi i njerëzve në Mars është pothuajse qesharak.

Ndër planet e ardhshme të NASA-s do të jetë edhe dërgimi i njerëzve në Mars, për shkak të zhvillimit të teknologjisë që e mundëson një gjë të tillë.

Anders deklaroi se është përkrahës i madh i programeve, që nuk përfshijnë udhëtimin e njerëzve, gjë e cila lidhet me shpenzimet më të vogla.

85-vjeçari theksoi se as vetë njerëzit nuk do ta mbështesin këtë ide të NASA-s, e cila kërkon financim marramendës.

 “Çfarë po na nxitë për të shkuar në Mars? Nuk mendoj se publiku është shumë i interesuar për këtë”, tha ai.

NASA njoftoi ditët e fundit se po planifikn të dërgojë njerëz në Hënë, në mënyrë që të pregatiten edhe për në Mars.