E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, me gazetaren Eni Vasili, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka habitur me deklaratën e saj për vendimin që duhet të marrë Presidenti Meta në lidhje me vetëpropozimin e Ramës në postin e ministrit të Jashtëm.

Kryemadhi tha se ajo vetë do ta dekretonte, pasi siç shprehet ajo do të shikonte një reaksion brenda PS, pasi përveçse Braçes dhe Majkos, partia që sot qeveris vendin do të mbetet e papërfaqësuar. por Presidenti respekton Kushtetutën.

“Unë jam më e drejtpërdrejtë, më emocionale dhe më politikane, domethënë për interesin politik, por Ilir Meta me sa duket ka respektuar Kushtetutën”, – tha Kryemadhi.

Sipas saj, “Ilir Meta është nga ata që marrëdhëniet e shtetit nuk i ngatërron me marrëdhënet personale. P.sh., kemi Ditmir Bushatin, marrëdhëniet me të janë shumë acide, por ai është Ministër i Jashtëm”.

Ajo po ashtu ka akuzuar Ramën se i ka mohuar opozitës fjalën në Kuvend.