Moderatorja e njohur e emisionit ‘Diçka po zihet’, e cila është së fundmi edhe pjesë e jurisë së ‘Master Chef junior’ Xheraldina Vula, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Chaud Patate’  në Energy Radio, ku ka folur edhe për jetën e saj private.

Ajo është nëna e reperit të famshëm Ledri Vula dhe shpesh herë ata kanë treguar se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kanë një marrëdhënie të ngushtë.

Ndërsa ishte duke folur për reperin e njohur, Xheraldina u pyet nga moderatorët se nëse kishte marrë ndonjëherë kërkesa për shkuesi për Ledrin.

Të gjithë janë habitur teksa moderatorja ka pranuar se i kanë shkuar dhe i kanë kërkuar dorën e tij.

“Mu kujtua dhe fytyra… (Qesh) Po natyrisht që ka, se edhe nënat, dhe unë do të doja që Ledri të ketë një vajzë të mirë. Po ka pas raste të tilla, nuk kanë ardhur direkt, por normal unë e kam mbyll gojën se s’ke çka me thënë sepse nuk varet absolutisht dhe nga unë as prej saj se ndoshta ajo e ka dëshirën e saj por vajza nuk e ka. Mendoj se kanë qenë më shumë dëshira të së ëmës se e bija nëse do të donte do ta gjente një mënyrat e veta. Më vinte rëndë”, u shpreh Xheraldina.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Rrëfimi i 59-vjeçarit: Suplementi ushqimor që më shkatërroi mëlçinë...