Teksa një valë protestash ka përfshirë Shqipërinë ku banorë nga qytete të ndryshme të vendit janë bërë bashkë kundër qeverisë për të kërkuar të drejtat e tyre, një qytetar në qytetin e Shkodrës ka marrë megafonin dhe ka habitur pjesën tjetër teksa dëgjohet të thotë: ” Rroftë Paulin Sterkaj e Edi Rama”.   

Qytetari ka habitur dhe më tej pjesën tjetër të protestuesve të revoltuar pasi ka shprehur se nuk kishte ardhur aty për të protestuar por për të dhënë një shembull.    

“Shkodra ka nevojë për ndryshim shumë të madh, duke nisur që nga kryetari i Bashkisë. Rroftë z.Paulin Stërkaj, (…) Edi Rama e me radhë… Shkodra ka nevojë për ndryshim. Skam ardhur për të protestuar, por kam ardhur për të dhënë një shembull. Edi Rama s’duhet të ikë kurrë edhe 70 vjet. S’ka për të ikur kurrë e s’do të ikë kurrë. Edi Rama u bëftë 100 vjeç dhe me shnet! Faleminderit prej jush!”, – u shpreh ai.