Reperi i njohur amerikan Kanye njihet për bëmat e tij, të cilat nuk kanë të mbaruar.

Në një intervistë për TMZ, Kanye ka thënë se skllavëria për 400 vite ka qenë mundësi zgjedhjeje dhe jo detyrim.

“Kur dëgjon për skllavërinë për 400 vite… 400 vite?! Kjo duket më shumë si zgjedhje!”, – është shprehur West. “Ti je skllav për 400 vite dhe duket se je i burgosur mendërisht”.

Javët e fundit Kanye West është bërë kryelajm i të gjitha mediave ndërkombëtare për shkak të deklaratave të tij provokative dhe pro Trump.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook