Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka lëshuar një lumë akuzash ndaj zëdhënëses së Partisë Socialiste Elisa Spiropalin duke e quajtur atë një “hajdute që reciton fjalimet” e kryeministrit Rama.

Ndër të tjera në një postim në facebook Vokshi e ka paralajmëruar Spiropalin duke deklaruar se shumë shpejt do të përballet me drejtësinë në lidhje me çështjen e skandalit me tenderat ku sipas opozitës familja e Spiropalit ka përfituar një shumë marramandëse prej 550 milionë lekësh.

“Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si cdo qyetatar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtesi.

Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.

Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara!

Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën.

Drejtësia vonon por nuk harron!!”, shkruan Albana Vokshi në facebook.

Bashkangjitur fjalëve të mësipërme Vokshi ka postuar edhe një video ku sipas saj Spiropali imiton fjalimet e Ramës.