Hakerët rusë, janë kthyer vërtetë në një kërcënim global. Sipas raportimeve më të fundit, mësohet se kanë krijuar një “armë kibernetike” që ka potencial të jetë mjaft shkatërruese për sistemet elektrike në botë, thanë hulumtuesit.

Softueri, të cilin hulumtuesit e kanë quajtur CrashOverrideose ose Industroyer, ka penguar sistemin elektrik në Ukrainë në muajin dhjetor.

Firma për sigurinë kibernetike, Dragos, me seli në Uashington, tha se hakerët e Qeverisë ruse kanë treguar interes për të sulmuar rrjetet e energjisë elektrike edhe në vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Softueri është në gjendje të sulmojë sistemet e energjisë elektrike në Evropë dhe Azi dhe, me modifikime të vogla, mund të përdoret edhe në SHBA dhe të shkaktojë ndërprerje deri në disa ditë”, tha Dragos.

Njoftimi i Dragos-it bëri që Departamenti për Siguri Kombëtare i SHBA-së të këshillojë të gjithë operatorët e infrastrukturave të rëndësishme që të veprojnë në përputhje me praktikat e rekomanduara të sigurisë