Hakmarrja është një “dëshirë e errët” që nxit një përgjigje sa të ëmbël, aq edhe të hidhur në emocionet tona.

Sipas një studimi të ri, kërkuesit paralajmërojnë se hakmarrja mund të ketë pasoja të papritura për ata që e kërkojnë atë, duke bërë që ai që merr hak të përjetojë si ndjenja pozitive, ashtu dhe ndjesi negative.

Ndërsa mund të duket se sjell kënaqësi nëse ndëshkoni dikë që ka bërë diçka të gabuar, kjo do t’ju kujtojë veprimin origjinal dhe për pasojë nuk do të merrni “lumturinë” e dëshiruar në kuptimin afatgjatë.

Kërkuesit nga Universiteti i Uashingtonit në San Louis investiguan emocionet e lidhura me hakmarrjen.

Në vend që të zbulonin se hakmarrja është “e ëmbël” siç thuhet shpesh, kërkuesit arritën në konkluzionin se ekziston një marrëdhënie dashuri-urrejtjeje.

Në vijim, supershendeti.com do t’ju njohë me disa nga thëniet më të famshme për hakmarrjen dhe në fund të tyre, për ata që kanë dëshirë të dinë më shumë rreth saj, mund të lexojnë rezultatet e një studimi serioz, të cilit iu referuam sa më sipër…

1 – “Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh” (Frank Sinatra)

2 – Ai që të ka lënduar ishte ose më i fortë, ose më i dobët se ti. Nëse ai ishte më i dobët, ndjej keqardhje për atë. Nëse ishte më i fortë, ndjej keqardhje për veten tënde.

3 – Para se të filloni një udhëtim hakmarrës, hapni dy varre.

4 – Hakmarrja është gjithmonë kënaqësi e të dobtëve, e mendjeve të cekëta dhe të ngushta.

5 – Asgjë më shumë nuk frymëzon faljen, se sa hakmarrja.

6 – Hakmarrja nuk është gjithmonë e ëmbël. Pas përfundimit, ndjehemi më inferiorë se sa viktima jonë.

7 – Toleranca është trimëri, jo hakmarrja.

8 – Një mushkë do të punojë për ju dhjetë vjet me dëshirë dhe durim, që të ketë privilegjin të të shkelmojë një herë.

9 – Ndër të mirat e jetës suaj është dhe shpresa për hakmarrje.

10 – Për të mësuar se si të hakmerresh, duhet së pari të mësosh të vuash.

11 – Është e pamundur të vuash pa paguar dikush për të. Çdo ankesë tashmë përfshin hakmarrje.

12 – Të dobëtit denoncojnë dhe të fuqishmit hakmerren.

13 – Kur hakmerreni, bëheni të barabartë me armikun tuaj. Kur e kapërcen atë, bëhesh superior.

14 – Hakmarrja është një përpjekje për të përkeqësuar të kaluarën.

15 – Një dëmtim harrohet shumë më shpejt se një fyerje.

16 – Kur doni të hakmerreni ndaj dikuj, e vetmja gjë që do të arrini është të lejoni atë, që të vazhdojë të të lëndojë.

17 – Mendimi se mund të hakmerresh, sjell kënaqësi të ëmbël, por hidhërohesh pas pak, pasi mendon se mund të shpërblehesh me hakmarrje.

18 – Gruaja ka gjithmonë gati hakmarrjen e saj.

19 – Hakmarrja shpesh ngjan sikur të kafshosh një qen, sepse qeni të ka kafshuar.

20 – Hakmarrja është një lloj drejtësie primitive, në të cilën tërhiqet natyra njerëzore. Detyra e ligjit është të përpiqet ta zhdukë atë.

Hakmarrja nuk është gjithnjë e ëmbël

Kërkuesit nga Universiteti i Uashingtonit në San Louis investiguan emocionet e lidhura me hakmarrjen.

Në vend që të zbulonin se hakmarrja është “e ëmbël” siç thuhet shpesh, kërkuesit arritën në konkluzionin se ekziston një marrëdhënie dashuri-urrejtjeje.

“Ne treguam se njerëzit përjetojnë si ndjesi negative, ashtu edhe ndjesi pozitive në lidhje me hakmarrjen, për këtë arsye hakmarrja nuk është as e hidhur dhe as e ëmbël, por të dyja së bashku”, tha autori kryesor i studimit, Fade Eadeh, një student i doktoraturës në shkencat e psikologjisë dhe të trurit.

LEXO EDHE:  +18/ Jo vetëm tek Pika G, prekeni në këto vend të dashurën dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

“Neve na pëlqen hakmarrja, sepse ndëshkojmë palën që na ka bërë keq dhe nuk e pëlqejmë atë, sepse na kujton për veprimin fillestar për të cilin po marrim hak”, sqaroi ai.

Në studimin e publikuar në Revistën e Psikologjisë Eksperimentale, kërkuesit kryen tre eksperimente, secili me nga 200 persona.

Pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin pyetësorë “online”, duke vlerësuar intensitetin e humorit dhe emocioneve të tyre, pasi lexuan disa artikuj të shkurtër lajmesh.

Këto lajme përfshinin një rast, që përshkruante vrasjen e Osama bin Laden-in për hakmarrje të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

“Ne pyesnim veten nëse ndjesitë e njerëzve rreth hakmarrjes janë në fakt të sakta, ashtu sikurse mendohet zakonisht”, tha Eadeh.

“Përse ekziston një pritshmëri kulturore se hakmarrja është e ëmbël dhe të sjell kënaqësi?

Nëse hakmarrja na bën të ndihemi më keq, përse pamë shumë njerëz që dolën të gëzuar rrugëve të Uashingtonit dhe Nju Jorkut pas lajmërimit të vdekjes së Bin Laden-it?

Në një eksperiment, pjesëmarrësve iu dha një nga dy lajmet e mëposhtme.

Në njërin shkruhej se drejtësia u vu në vend dhe se Bin Laden-i kishte vdekur, ndërsa në tjetrin flitej për një kontroll në Lojërat Olimpike.

Më pas, pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin ndjenjat e tyre në lidhje me 25 mbiemra të rastësishëm ku përfshihej i lumtur, i kënaqur, i irrituar, i zemëruar dhe i trishtuar.

“Në rastin e vrasjes së Bin Laden-it, ky person është i lidhur me një akt terrori – sulmet e 11 shtatorit, që përbën arsyen përse mund të jetë një burim indirekt i ndjenjave negative”, tha Eadeh.

“Kërkimi ynë tregon se mënyra se si ne i matim ndjenjat mund të jetë shumë e rëndësishme”, tha autori i studimit.

Kërkuesit u përqendruan tek emocioni në vend të gjendjes shpirtërore, për të kuptuar pasojën e hakmarrjes.

Këto dy terma përdoren shpesh në mënyrë sinonimike, por në fakt kanë ndryshime të rëndësishme.

Kërkime të mëparshme kanë treguar se leximi rreth hakmarrjes mund ta vërë një person në një gjendje shpirtërore më të keqe dhe kërkuesit thonë se kjo vazhdon të jetë e vërtetë.

Por, e njëjta eksperiencë mund të shkaktojë edhe ndjesi pozitive.

“Studimi ynë tregon se pasojat emocionale të hakmarrjes janë të përziera, ne ndihemi si mirë ashtu edhe keq kur i marrim hakun dikujt”, tha Eadeh.

“Kjo del kundër kërkimeve të mëparshme mbi këtë çështje, si nga ana jonë dhe nga të tjerët, të cilët pretendonin se hakmarrja është një ndjesi plotësisht e keqe”.

Skuadra e hulumtuesve e përsëriti eksperimentin duke përdorur lajme të tjera, këtë herë me synim për të shmangur ngacmimin e një emocioni te lexuesi dhe për këtë arsye, kontrolli në Lojërat Olimpike u ndryshua me një përshkrim të ushqimeve alergjike për të shmangur nxitjen e patriotizmit.

Për lajmin e Bin Laden-it, ata e hoqën pjesën ku shkruhej se vrasja kishte ndodhur si një akt i marrjes së hakut.

Kërkuesit thonë se këto zbulime tregojnë se hakmarrja sjell më pak kënaqësi nga sa ne presim të jetë.

“Ne besojmë se arsyeja përse njerëzit ndihen mirë rreth hakmarrjes është për shkak se na lejon mundësinë të ndreqim një gabim dhe të ndëshkojmë një njeri të keq”, tha Eadeh.

“Në studimin tonë, ne zbuluam se amerikanët shpesh shprehnin shumë kënaqësi rreth vdekjes së Bin Laden, për shkak se ata supozojnë se i kanë dhënë fund jetës së një personi që ishte ideatori pas një organizate terroriste”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook