Përmes një tjetër mesazhi nga qytetarë anonim ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast abuziv ku sipas mesazhit të qytetarit Kryebashkiaku u Tiranës po përdor një “hakmarrje enveriste” për punonjësit që morën pjesë në protestën e 16 Shkurtit të organizuar nga Opozita.

Pë 6 muaj me rradhë punonjësit janë të detyruar të punojnë edhe ditën e dielë thuhet në mesazhin e qytetarit anonim.

“Lal Plehu shkruan Kodin e Punes!

Ai denon si hakmarrje me pune te detyruar te dielave per 6 muaj punonjesit qe moren pjese ne protesten e 16 shkurtit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema Dr Berisha! Lal plehu praktikon denimet kolektive enveriste.. Nje punonjes bashkie merr pjese ne protesten e 16 shkurtit.. Lal plehu hakmerret me urdher te partise duke i denuar qe te punojne edhe te djelave per 6 muaj… Anonim ju lutem sepse jeni i vetmi ku mund te denoncojme pa patur frike per “hakmarrjet enveriste”, shkruan Berisha në facebook.