Vetëm para pak ditësh, hiti ‘Despacito’ theu rekord duke u bërë video më e parë ndonjëherë në ‘YouTube’.

Por mesa duket ky sukses nuk ka zgjatur, pasi kënga është ‘fshirë’ nga një hakerim i dhjetëra videove muzikore të Vevo.

Hakerat shfaqen një video me skenën nga “La casa de Papel”, ku janë figura të maskuara me armë para kamerave.

Duke e quajtur veten Prosox dhe Kuroi’sh, hakerat kanë shkruar “Free Palestine” poshtë videos.

Artistë të tjerë, përfshi Shakira, Selena Gomez, Drake dhe Taylor Swift janë prekur nga ky hakerim i dyshimtë.

Kur përdoruesit përpiqen të shohin videon, ajo thotë se nuk është e mundur. Klipi origjinal është postuar nga Vevo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook