Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti ka rënë në sy të kritikëve ndërkombëtare, ku gazeta Daily Mail nuk ngurron pa komenuar veshjen e saj aspak të përshtatshme sipas tyre.

Kostumi prej metali i Bleonës ishte dizenjuar nga “Laurel Dewitt”, të cilin e kanë veshur më parë shumë diva të tjera të skenës ndërkombëtare, si Beyonce, Shakira, apo Nicky Minaj.

Mbrëmjen e së dielës në Los Angeles u zhvillua eventi “American Music Awards”, ku krahas ndarjes së çmimeve është një event, që i kushtohet vëmendje edhe veshjeve që sfilojnë në tapetin e kuq.

Bleona ka tërhequr vëmendjen kësaj here në arenën ndërkombëtare, e cila nuk ka mbetur pa u ironizuar nga Daily Mail.

“Halloween ishte muajin e kaluar!” Uauuuu! Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti 38 vjeçe tregoi shumë këmbë, një palë të brendshme argjendi dhe asgjë tjetër”– shkruan Daily Mail.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook