Lajmi se hapësira detare e Greqisë do të zgjerohet me 12 milje falë paktit Kotzias – Bushati, është shndërruar në temën e ditës këtë të martë.

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se ky pakt është ndër më të favorshmit.

Pyetjes se cilat janë pikët bazë të marrëveshjes, Bushati iu përgjigj:

Fillon me shfuqizimin e luftës dhe të gjitha pengesat që vijnë nga ai. Ai do të shfuqizohet me një vendim të qeverisë të Greqisë. Është një dekret, i cili kundër firmoset nga anëtarët e kabinetit qeveritar. Është njësoj si një vendim të qeverisë. Kemi diskutuar në lidhje me kontributet e Shqiptarëve në Greqi. Kemi diskutuar për njohjen e patentave, në mënyrë reciproke. Kemi diskutuar në lidhje me referencat të teksteve shkollore. Kemi diskutuar në lidhje me pakicën greke në Shqipëri. Kemi diskutuar pjesë të paketës të çështjeve, për vendprehjen e të rënëve grek në Shqipëri. Kjo marrëveshje është miratuar që në 2009 por nuk është zbatuar asnjë herë”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook